Objekti ndodhet ne Rrugen e Kavajes. Eshte nje vile 3kt e cila eshte projektuar per nje familje te pasur. Vila ne brendesi te saj permban ambjente te ndryshme, te cilat do ti sherbejne familjes dhe hobeve qe ato kane. Ne podrum eshte e vendosur nje kantine vere, mqs familja eshte e apasionuar pas vererave dhe koleksionit te tyre. Shtepia permban nje dhome baleti te posacme per vajzen e vogel, e cila kryen ushtrimet dhe praktikat e saj. Ne katin e trete gjendet palestra, ne perdorim te gjithe pjestareve te familjes. Ne katin e dyte eshte e pozicionuar edhe biblioteka si kerkese specifike e familjes, pasi ata posedonin shume libra, dhe donin nje vend te posacem per vendosjen e tyre.
Nga ana arkitektonike objekti eshte realizuar me nderkate, sic mund te shihet edhe ne prerje. Ne cdo gjysem kati eshte i vendosur nje ambjent, dhe komunikon me ambjentin tjeter me ane te shkalleve lidhese. Ngjitja neper gjysem kate, te con ne vizualitet te plote te cdo ambjenti. Pjesa e ndejtjes veshtron nga rruga, llozha e dale sherben per amortizim te zhurmave, gjithashtu edhe perdorimi i dopio struktures ndihmon ne reduktimin e nivelit te zhurmave.
Godina per te rruajtur nje linje me objektet perreth, largohet nga kufiri i prones 4m, dhe vendoset ne nje linje me to. Largimi 4m nga kufiri i prones, dhe distanca prej 3 m nga rruga, bejne nje largim prej 7 m nga fluksi i madh i levizjes. Vendosja e godines ne nje linje me banesat e tjera pergjate rruges, behet per te krijuar nje fasade te qete pergjate rruges se Kavajes, dhe pa shkeputje, apo futje ose dalje te godinave. Pra ato mbahen te gjitha ne nje linje.
Duke veshtruar fasadat e godinave te Rruges se Kavajes, vihet re se elemneti kompozicional qe mbizoteron me teper eshte forma e thjeshte katrore. Ajo dallohet kudo. Ne llozhat apo ballkonet e godinave, ne lyerjet e fasadave te godinave dhe ne vet format kompozicionale te godinave perrreth. Vendosja e crregullt e ketyre katroreve eshte pasqyruar edhe ne fasaden kryesore te viles. Keshtu ne volumetri eshte mbajtur nje loje e qete, mes levizjes se tre katroreve, dhe zhvendosjes se tyre. Levizja ne gjysem kate qe kryhet ne vile pasqyrohet edhe ne volumetri.
Vet objekti kafshohet neper kate nga pjese gjelberimi, kjo realizohet per te sjelle interier te brendshem te viles, por edhe per te krijuar nje kontakt viziv midis natyres dhe banimit.
May 6, 2010
Mar 19, 2010
Qender Social Kulturore
Objekti ndodhet ne zonen e ish-ekspozita shqiperia sot. Eshte nje projekt ide per te krijuar nje qender te re social kulturore ne qytetin e Tiranes.
Per nga madhesia dhe kapaciteti i godines, ajo nuk do te funksionoj vetem per zonen perqark.
Rrezja e veprimit te aktiviteteve te saj shtrihet edhe me gjere. Kjo qender ka per synim te behet nje imazh i ri i qytetit dhe objekt i ri sinjalizues.
Ne dy fotot perkatese tregohen Plani i vendosjes se godines dhe Plani i sistemimit te territorit dhe godines ne vetvete.
Dallohet qarte ndarja e funksioneve te godines. Cdo funksion krijon nje nukel me vete. Te gjitha lidhen me nje ''cati'' forma organike e se ciles frymezohet nga valet dhe rymat qe krijon lumi lana, i pranishem ne sistemimin e objektit.
Ne foto eshte paraqitur edhe fasada e 5-ste e godines e cila dallohet per te njejten gjuhe arkitektonike. Objekti eshte kompakt dhe organik, fluid, ashtu si dhe funksionet qe permban ne te.
Mqs siperfaqa qe mbulon kjo mbulese e valezuar te cilen e quajtem edhe ''cati organike'' , eshte e madhe ajo krijon hapsira te pa ndricuara ne kete zone. Keshtu ne gjuhen e bulezave te ujit jane krijuar vrima te medha qe do sherbejne per ndricim. Po ashtu buleza te tjera me te vogla( me te njejten gjuhe arkitektonike) kane funksionin e mbledhjes dhe shkarkimit te ujerave te shiut.
Ne foto tregohet menyra vertikale e levizjes.
Ajo kryhet me ashensoret qe te sjellin nga kati -2 i parkimit ne katin perdhe. Sic shihet edhe nga planimetria, ashensoret funksionojne si ishuj te vecante te cilet me levizjen vertikale te tyre sjellin fluksin e njerezve nga nentoka ne mbitoke ose anasjelltas.
Sistemi konstruktiv i perdorur eshte prej celiku dhe kapriatash.
Ne foto tregohet prerja e salles se teatrit.


Per nga madhesia dhe kapaciteti i godines, ajo nuk do te funksionoj vetem per zonen perqark.
Rrezja e veprimit te aktiviteteve te saj shtrihet edhe me gjere. Kjo qender ka per synim te behet nje imazh i ri i qytetit dhe objekt i ri sinjalizues.
Ne dy fotot perkatese tregohen Plani i vendosjes se godines dhe Plani i sistemimit te territorit dhe godines ne vetvete.
Dallohet qarte ndarja e funksioneve te godines. Cdo funksion krijon nje nukel me vete. Te gjitha lidhen me nje ''cati'' forma organike e se ciles frymezohet nga valet dhe rymat qe krijon lumi lana, i pranishem ne sistemimin e objektit. Ne foto eshte paraqitur edhe fasada e 5-ste e godines e cila dallohet per te njejten gjuhe arkitektonike. Objekti eshte kompakt dhe organik, fluid, ashtu si dhe funksionet qe permban ne te.
Mqs siperfaqa qe mbulon kjo mbulese e valezuar te cilen e quajtem edhe ''cati organike'' , eshte e madhe ajo krijon hapsira te pa ndricuara ne kete zone. Keshtu ne gjuhen e bulezave te ujit jane krijuar vrima te medha qe do sherbejne per ndricim. Po ashtu buleza te tjera me te vogla( me te njejten gjuhe arkitektonike) kane funksionin e mbledhjes dhe shkarkimit te ujerave te shiut.
Ne foto tregohet menyra vertikale e levizjes.Ajo kryhet me ashensoret qe te sjellin nga kati -2 i parkimit ne katin perdhe. Sic shihet edhe nga planimetria, ashensoret funksionojne si ishuj te vecante te cilet me levizjen vertikale te tyre sjellin fluksin e njerezve nga nentoka ne mbitoke ose anasjelltas.
Sistemi konstruktiv i perdorur eshte prej celiku dhe kapriatash.
Ne foto tregohet prerja e salles se teatrit.


Interier ndejtje 2
Interieri eshte projektuar per nje vile, me hapsire te madhe ndejtjeje, me pamje te bukur nga llozha kryesore e cila sherben edhe per ndricim natyral te ambjentit.
Interier lokali
Kerkesat specifike te projektit: Duhet te realizohej ne nje ambient te projektuar per zyra, por qe me projektin e ri u pershtat per lokal. Pllakat e godines ishin ekzistuese, dhe si te tilla nuk duhet te demtoheshin. Karriget dhe banaku i lokalit ishin ekzistues ne nje lokal te me pareshem dhe ato do te duhet te perdoreshin perseri.
Varianti i pare: konsiston ne vendosjen e banakut ne fund te lokalit
Mar 1, 2009
Vila T-studio
Vila ndodhet ne Rr. ''KAVAJES'' eshte nje projekt per nje familje te pasur, me deshiren per te integruar banimin me biznesin. Forma volumore e viles, vjen si frymezim nga elementi kubik i perdorur ne silueten e kesaj rruge. Nga nje vezhgim ne terren dhe studim i situates urbane, elementet katrore, drejtkendore jane te vendosura ne fasadat e godinave, ne formen e llozhave, ballkoneve, shtesave apo edhe ngjyrimeve me forma katrore te godinave perrreth.
Elementi kubik zhvendoset ne fasade, duke krijuar rreshqitje te tre volumeve, ne fasaden nga rruga kryesore. Vila zhvillohet ne disnivele, ku secili ambjent ndodhet ne nje nivel te caktuar. Ne prerje ka formen e nje shkallareje, kjo lidhet edhe me funksionin dhe pasqyrohet edhe ne altimetri. Zhvendosja e volumeve nuk eshte e rastesishme, por jep mundesine e krijimit te ballkoneve, pikerisht nga lindja per dhomat e gjumit, dhe nga jug perendimi per ngrenien dhe ndejtjen.
Familja posedon shume libra, dhe jane te apasionuar me vererat. Prandaj ne vile jane parashikuar posacerisht nje biblioteke e madhe dhe nje kantine vere, e vendosur ne podrum. Gjithashtu ambjentet e tjera ndodhen te vendosura ne nivelet perkatese.
Subscribe to:
Posts (Atom)
































