Mar 19, 2010

Qender Social Kulturore

Objekti ndodhet ne zonen e ish-ekspozita shqiperia sot. Eshte nje projekt ide per te krijuar nje qender te re social kulturore ne qytetin e Tiranes.
Per nga madhesia dhe kapaciteti i godines, ajo nuk do te funksionoj vetem per zonen perqark.
Rrezja e veprimit te aktiviteteve te saj shtrihet edhe me gjere. Kjo qender ka per synim te behet nje imazh i ri i qytetit dhe objekt i ri sinjalizues.


Ne dy fotot perkatese tregohen Plani i vendosjes se godines dhe Plani i sistemimit te territorit dhe godines ne vetvete.


Dallohet qarte ndarja e funksioneve te godines. Cdo funksion krijon nje nukel me vete. Te gjitha lidhen me nje ''cati'' forma organike e se ciles frymezohet nga valet dhe rymat qe krijon lumi lana, i pranishem ne sistemimin e objektit.


Ne foto eshte paraqitur edhe fasada e 5-ste e godines e cila dallohet per te njejten gjuhe arkitektonike. Objekti eshte kompakt dhe organik, fluid, ashtu si dhe funksionet qe permban ne te.



Mqs siperfaqa qe mbulon kjo mbulese e valezuar te cilen e quajtem edhe ''cati organike'' , eshte e madhe ajo krijon hapsira te pa ndricuara ne kete zone. Keshtu ne gjuhen e bulezave te ujit jane krijuar vrima te medha qe do sherbejne per ndricim. Po ashtu buleza te tjera me te vogla( me te njejten gjuhe arkitektonike) kane funksionin e mbledhjes dhe shkarkimit te ujerave te shiut.


Ne foto tregohet menyra vertikale e levizjes.
Ajo kryhet me ashensoret qe te sjellin nga kati -2 i parkimit ne katin perdhe. Sic shihet edhe nga planimetria, ashensoret funksionojne si ishuj te vecante te cilet me levizjen vertikale te tyre sjellin fluksin e njerezve nga nentoka ne mbitoke ose anasjelltas.





Sistemi konstruktiv i perdorur eshte prej celiku dhe kapriatash.
Ne foto tregohet prerja e salles se teatrit.








6 comments:

  1. TEK KY PROJEKT ME PELQEN TENDENCA PER TE KRIJUAR HAPSIRE NE KATIN PERDHE NEPERMJET LINJAVE TE KURBETA PASI E LEHTESON MJAFT MASIVITETIN E QENDRAVE SOCIAL KULTURORE...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po eshte e vertete. Po te lexosh edhe shpjegimin e projektit kjo ishte ideja.
      Kati perdhe eshte teper fluid dhe me hapesira te medha qarkullimi, nderkohe qe mbi koken e njerezve ngrihet nje mbulese e cila permbledh te 5-ste funksionet e qendres social kulturore. Njekohesisht hapsirat pa drite qe krijohen ne katin perdhe ndricohen nga vrima te medha, te cilat lidhen edhe me tematiken qe perfaqeson objekti (ate te bulezave te ujit) :))))

      Delete
  2. Po eshte e vertete. Po te lexosh edhe shpjegimin e projektit kjo ishte ideja.
    Kati perdhe eshte teper fluid dhe me hapesira te medha qarkullimi, nderkohe qe mbi koken e njerezve ngrihet nje mbulese e cila permbledh te 5-ste funksionet e qendres social kulturore. Njekohesisht hapsirat pa drite qe krijohen ne katin perdhe ndricohen nga vrima te medha, te cilat lidhen edhe me tematiken qe perfaqeson objekti (ate te bulezave te ujit) :))))

    ReplyDelete
  3. Me kujton projektin e Future Systems per librarine ne Prag. Shume pune e mire per mendimin tim.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jan Kaplicky eshte vertet nje frymezim :) Megjithate pervec tij ne kete drejtim ka eksperimentuar edhe Mecanoo Architect...

      Ps: Concert Hall for Ceske Budejovice nga Jan Kaplicky ,,, po ta shohesh projektin ka nje ngjashmeri te lehte me projektin tim :))

      Delete
  4. Thanks and that i have a swell supply: How Many Houses Has Hometown Renovated home improvements to add value

    ReplyDelete