Interier i zones se ndejtjes
Interier i zones se ndejtjes
Interier i pjeses se hyrjes
Interier i zones se gatimit
Interier i zones se gatimit
Momente interieri nga zona e shtepise
Interier i studios se Stilistes
Pamje aksonometrike e gjithe shtepise
Lofti i Stilistes pershkohet nga nje korridor i cili ndan ambjentet nga njeri tjetri por njekohesisht imiton edhe pasarelen e modes, aty ku sfilojne modelet. Korridori vishet me xham te bombarduar dhe nga brenda ndricohet me neona.
Panele te levizshme xhami, pershkojne korridorin. Ne keto panele , stilistja ka te dizenjuara modelet e veta. Panelet kthehen ne motivin kompozicional te loftit. Ato lejojne shikueshmeri nga njeri ambjent tek tjeri, karakteristike per nje loft banimi. Lofti ka disa ambjente. Ndejtjen, ngerenien, gatimin, studion e stilimit, dhe fjetjen. Keto ambjente ndahen nga njeri tjetri nga korridori i gjate qe imiton pasarelen e modes. Secili nga ambjentet eshte i rrethuar me panele xhami te levizshme, ne te cilat stilistja ka vizatuar modelet e veta.
Sa fiksim te kam pasur kur kam qene te klasa jote ne vit te dyte te partizani. S'duhet ta kisha nderruar shkollen pa te te propozuar njehere.Qenke bere gjithe kjo goce.Me fat ai qe do te te marri,ose te ka marrur...
ReplyDeleteKomplimente, je me te vertete shume e talentuar dhe perdor shume mire programet 3d. I kam pare te gjitha projektet e tua dhe shoh nje pasion te vecante per ate qe ben, pasion te cilin e shpreh edhe ne komentet/shpjegimet e punimeve sidhe ne vizatimet me dore...Bravo...Vetem nje kritike te vogel absolutisht jo profesionale kam per kte projektin e loftit. Ideja e te ekspozuarit punime mode ne te gjithe shtepine jep me shume idene e nje ekspozite sesa te nje shtepie. Shtepia e nje stilisti/je qe zakonisht punon shume duhet te jete vendi i pushimit dhe relaksit larg atyre disegnove ose skicave te cilat do ishin perzgjatja e punes edhe ne shpi. Ti do e mbushje shtepine tende me punimet e tua arkitekturore? Shpresoj mos te me shash qe te kritikova :) Suksese me punimet e tua...
ReplyDeleteSokol te falenderoj nga zemra per fjalet e mira, jane vertet frymezuese :)
ReplyDeletePersa i perket projektit te Loftit. Ideja e shtepise ka qene nje teme imagjinare, pasi eshte nje projekt shkolle. Tema ka qene shtepia e nje stiliste mode, por jo vetem shtepi por edhe nje atelier i saj. Shtepia duhet te personifikohej me vet stilisten. Xhamat qe ndajne ambjentet nga njeri tjetri japin mundesi intimiteti te hapsirave (kur xhamat jane te hapur) ose lirshmeri te hapsirave (kur xhamat mbyllen) Ne xhama eshte menduar qe stilistja ka mundesi te vizatoje skica te vetat, pasi shtepia e saj eshte njekohesish edhe atelier mode. Korridori qe ben ndarjen midis kthinave eshte nje pasarele, ku miqte e stilistes ndihen te privilegjuar qe shkelin aty. Stlistja eshte e lire qe idete momentale ti zhgaravisi edhe neper xhama, dhe idete e saj duket sikur sfilojne ne pasarele (korridor) gjate kohes qe xhamat levizin per te hapur ose mbyllur hapsirat :)
Prandaj nuk behet fjale per ekspozim punimesh te stilistes, por behet fjale per frymezime momentale qe ajo mund ti hedhi kudo neper pasarele :)
faleminderit dhe te pershendes