Nov 8, 2010

Ripropozim per njesine bashkiake NR 10

Analiza urbane e njesise bashkiake nr 10. Sistemi rrugor dhe numri i kateve te godinave

Analiza urbane e ndotjes akustike, evidentimi i godinave shoqerore dhe largesia mes tyre, evidentimi i gjelberimit

Propozimi dhe zhvillimi konceptual i projektit

Pamje vizuale te propozimeve te bera



Projekt BIOKLIMATIK

Biblioteke Universitare. Projekt Bioklimatik

Freskimi i godines ne Vere

Detaje te sistemit aktiv

Planvendosja e godines





Projekt Hoteli





Projekti i Hotelit perfshin ne programin e tij edhe aktivitete te tjera pervec dhomave te hotelit te cilat orjentohen te gjitha nga Lindja. 
Suitat e hotelit zene vend te rendesishem, eshte treguar kujdes i vecante ne hapsirat dhe organizimin e tyre.Ne program parashikohen salla konferencash, pishine me te gjitha ambjentet perkatese, restorant me pamje nga qyteti.Ne hollin e hotelit parashikohet nje atrium i madh, i cili sherben edhe per ndricim te korridoreve qe te shoqerojne neper dhoma.Ne cdo kat te hotelit gjendet nje hapsire relaksi, nga e cila mund te shikosh nje tjeter atrium qe lidhet me pjesen e hyrjes ne hotel.Programi dhe funksionimi i hotelit paraqiten ne foto                        




Jul 2, 2010

Qender Polifunksionale

Objekti ndodhet ne Rr. ''Kavajes'' dhe do te sherbeje si nje qender e re polifunksionale per zonen ku ndodhet. Objekti eshte i ndare ne menyre te qarte nga ana funksionale. Ai perbehet nga tre volume te dukshme ne altimetri. Dy prej te cileve sherbejne si banim dhe jane deri ne ne 9 kt, ndersa volumi tjeter sherben si nje kulle me funksione administrative, kryesisht zyra. Duke marre ne konsiderate rendesine strategjike ku ndodhet edhe vet objekti dhe afersine me qendren.



Godina eshte e pajisur edhe me nje volum te katert me te vogel, i cili permban biblioteke te organizuar ne dy kate dhe nje kinema qe do te sherbeje jo vetem per godinen dhe banoret e saj por per te gjithe zonen perreth.



Idea volumore
Objekti del nga nje zgaver nen toke (ne kete rast sheshi i ndertimit) dhe gjate procesit te daljes mbi toke ne menyre monumentale ai peson gervishtje (qe ne fasade pasqyrohen me fugatura me ngjyra te ndryshme nga pllakat veshese dhe me carjet vertikale jo rastesisht te pjerreta) Objekti vjen si nje propozim i ri, dhe ka per qellim te terheqi sa me shume vizitore per ne qendren tregetare qe funksionon ne katin perdhe.


May 6, 2010

Vile Banimi 3kt

Objekti ndodhet ne Rrugen e Kavajes.  Eshte nje vile 3kt e cila eshte projektuar per nje familje  te pasur.  Vila ne brendesi te saj permban ambjente te ndryshme, te cilat do ti sherbejne familjes dhe hobeve qe ato kane. Ne podrum eshte e vendosur nje kantine vere, mqs familja eshte e apasionuar pas vererave dhe koleksionit te tyre. Shtepia permban nje dhome baleti te posacme per vajzen e vogel, e cila kryen ushtrimet dhe praktikat e saj. Ne katin e trete gjendet palestra, ne perdorim te gjithe pjestareve te familjes. Ne katin e dyte eshte e pozicionuar edhe biblioteka si kerkese specifike e familjes, pasi ata posedonin shume libra, dhe donin nje vend te posacem per vendosjen e tyre.
Nga ana arkitektonike objekti eshte realizuar me nderkate, sic mund te shihet edhe ne prerje. Ne cdo gjysem kati eshte i vendosur nje ambjent, dhe komunikon me ambjentin tjeter me ane te shkalleve lidhese. Ngjitja neper gjysem kate, te con ne vizualitet te plote te cdo ambjenti. Pjesa e ndejtjes veshtron nga rruga, llozha e dale sherben per amortizim te zhurmave, gjithashtu edhe perdorimi i dopio struktures ndihmon ne reduktimin e nivelit te zhurmave.


Godina per te rruajtur nje linje me objektet perreth, largohet nga kufiri i prones 4m, dhe vendoset ne nje linje me to. Largimi 4m nga kufiri i prones, dhe distanca prej 3 m nga rruga, bejne nje largim prej 7 m nga fluksi i madh i levizjes. Vendosja e godines ne nje linje me banesat e tjera pergjate rruges, behet per te krijuar nje fasade te qete pergjate rruges se Kavajes, dhe pa shkeputje, apo futje ose dalje te godinave. Pra ato mbahen te gjitha ne nje linje.


 Duke veshtruar fasadat e godinave te Rruges se Kavajes, vihet re se elemneti kompozicional qe mbizoteron me teper eshte forma e thjeshte katrore. Ajo dallohet kudo. Ne llozhat apo ballkonet e godinave, ne lyerjet e fasadave te godinave dhe ne vet format kompozicionale te godinave perrreth. Vendosja e crregullt e ketyre katroreve eshte pasqyruar edhe ne fasaden kryesore te viles.  Keshtu ne volumetri eshte mbajtur nje loje e qete, mes levizjes se tre katroreve, dhe zhvendosjes se tyre. Levizja ne gjysem kate qe kryhet ne vile pasqyrohet edhe ne volumetri.


Vet objekti kafshohet neper kate nga pjese gjelberimi, kjo realizohet per te sjelle interier te brendshem te viles, por edhe per te krijuar nje kontakt viziv midis natyres dhe banimit.

Mar 19, 2010

Qender Social Kulturore

Objekti ndodhet ne zonen e ish-ekspozita shqiperia sot. Eshte nje projekt ide per te krijuar nje qender te re social kulturore ne qytetin e Tiranes.
Per nga madhesia dhe kapaciteti i godines, ajo nuk do te funksionoj vetem per zonen perqark.
Rrezja e veprimit te aktiviteteve te saj shtrihet edhe me gjere. Kjo qender ka per synim te behet nje imazh i ri i qytetit dhe objekt i ri sinjalizues.


Ne dy fotot perkatese tregohen Plani i vendosjes se godines dhe Plani i sistemimit te territorit dhe godines ne vetvete.


Dallohet qarte ndarja e funksioneve te godines. Cdo funksion krijon nje nukel me vete. Te gjitha lidhen me nje ''cati'' forma organike e se ciles frymezohet nga valet dhe rymat qe krijon lumi lana, i pranishem ne sistemimin e objektit.


Ne foto eshte paraqitur edhe fasada e 5-ste e godines e cila dallohet per te njejten gjuhe arkitektonike. Objekti eshte kompakt dhe organik, fluid, ashtu si dhe funksionet qe permban ne te.



Mqs siperfaqa qe mbulon kjo mbulese e valezuar te cilen e quajtem edhe ''cati organike'' , eshte e madhe ajo krijon hapsira te pa ndricuara ne kete zone. Keshtu ne gjuhen e bulezave te ujit jane krijuar vrima te medha qe do sherbejne per ndricim. Po ashtu buleza te tjera me te vogla( me te njejten gjuhe arkitektonike) kane funksionin e mbledhjes dhe shkarkimit te ujerave te shiut.


Ne foto tregohet menyra vertikale e levizjes.
Ajo kryhet me ashensoret qe te sjellin nga kati -2 i parkimit ne katin perdhe. Sic shihet edhe nga planimetria, ashensoret funksionojne si ishuj te vecante te cilet me levizjen vertikale te tyre sjellin fluksin e njerezve nga nentoka ne mbitoke ose anasjelltas.





Sistemi konstruktiv i perdorur eshte prej celiku dhe kapriatash.
Ne foto tregohet prerja e salles se teatrit.








Interier ndejtje 1









Interier ndejtje 2



Interieri eshte projektuar per nje vile, me hapsire te madhe ndejtjeje, me pamje te bukur nga llozha kryesore e cila sherben edhe per ndricim natyral te ambjentit.


Interier ndejtje 3



Interier lokali

Kerkesat specifike te projektit: Duhet te realizohej ne nje ambient te projektuar per zyra, por qe me projektin e ri u pershtat per lokal. Pllakat e godines ishin ekzistuese, dhe si te tilla nuk duhet te demtoheshin. Karriget dhe banaku i lokalit ishin ekzistues ne nje lokal te me pareshem dhe ato do te duhet te perdoreshin perseri.

Varianti i pare: konsiston ne vendosjen e banakut ne fund te lokalit

Varianti i dyte: Konsiston ne vendosjen e banakut ne qender te lokalit