Objekti ndodhet ne Rrugen e Kavajes. Eshte nje vile 3kt e cila eshte projektuar per nje familje te pasur. Vila ne brendesi te saj permban ambjente te ndryshme, te cilat do ti sherbejne familjes dhe hobeve qe ato kane. Ne podrum eshte e vendosur nje kantine vere, mqs familja eshte e apasionuar pas vererave dhe koleksionit te tyre. Shtepia permban nje dhome baleti te posacme per vajzen e vogel, e cila kryen ushtrimet dhe praktikat e saj. Ne katin e trete gjendet palestra, ne perdorim te gjithe pjestareve te familjes. Ne katin e dyte eshte e pozicionuar edhe biblioteka si kerkese specifike e familjes, pasi ata posedonin shume libra, dhe donin nje vend te posacem per vendosjen e tyre.
Nga ana arkitektonike objekti eshte realizuar me nderkate, sic mund te shihet edhe ne prerje. Ne cdo gjysem kati eshte i vendosur nje ambjent, dhe komunikon me ambjentin tjeter me ane te shkalleve lidhese. Ngjitja neper gjysem kate, te con ne vizualitet te plote te cdo ambjenti. Pjesa e ndejtjes veshtron nga rruga, llozha e dale sherben per amortizim te zhurmave, gjithashtu edhe perdorimi i dopio struktures ndihmon ne reduktimin e nivelit te zhurmave.
Godina per te rruajtur nje linje me objektet perreth, largohet nga kufiri i prones 4m, dhe vendoset ne nje linje me to. Largimi 4m nga kufiri i prones, dhe distanca prej 3 m nga rruga, bejne nje largim prej 7 m nga fluksi i madh i levizjes. Vendosja e godines ne nje linje me banesat e tjera pergjate rruges, behet per te krijuar nje fasade te qete pergjate rruges se Kavajes, dhe pa shkeputje, apo futje ose dalje te godinave. Pra ato mbahen te gjitha ne nje linje.
Duke veshtruar fasadat e godinave te Rruges se Kavajes, vihet re se elemneti kompozicional qe mbizoteron me teper eshte forma e thjeshte katrore. Ajo dallohet kudo. Ne llozhat apo ballkonet e godinave, ne lyerjet e fasadave te godinave dhe ne vet format kompozicionale te godinave perrreth. Vendosja e crregullt e ketyre katroreve eshte pasqyruar edhe ne fasaden kryesore te viles. Keshtu ne volumetri eshte mbajtur nje loje e qete, mes levizjes se tre katroreve, dhe zhvendosjes se tyre. Levizja ne gjysem kate qe kryhet ne vile pasqyrohet edhe ne volumetri.
Vet objekti kafshohet neper kate nga pjese gjelberimi, kjo realizohet per te sjelle interier te brendshem te viles, por edhe per te krijuar nje kontakt viziv midis natyres dhe banimit.